Raffaella Fico i riktheet një histori të vjetër dashurie me Cristiano Ronaldon. Një lidhje që zgjati disa muaj dhe daton mbi dhjetë vjet më parë, kur portugezi ishte ende duke luajtur për Manchester United, ndërsa modelja po hidhte hapat e saj të parë në botën e spektaklit.
Fico e siguroi “Tiki Taka-n” se CR7 kishte qenë gjithmonë një zotëri në sjellje gjatë asaj periudhe. “Ai ishte i sjellshëm, m’u qep pas. Në atë kohë unë as nuk e dija se kush ishte, isha një vajzë 21-vjeçare. A do të më pëlqente të isha në vend të
Georgina Rodriguez? Kurrë nuk e kam menduar, nuk është diçka që më magjeps”.
Raffaella Fico kohët e fundit mbushi 33 vjeç dhe njoftoi se ishte beqare. Lidhje e saj i fundit ishte me sipërmarrësin Giulio Fratini. Ajo ka një vazjë (Pia) nga historia e dashurisë me Mario Balotellin.
