Fantazisti brazilian Rafinha ka mbërritur në aeroportin e Milanos, Linate, në orët e mbrëmjes së të dielës.
Futbollisti më i ri i Interit u pa shumë i buzëqeshur dhe i lumtur, por nuk tha asnjë fjalë për gazetarët që e pritën.
Menjëherë sapo u largua nga aeroporti, Rafinha u nis drejt stadiumit ‘San Siro’, ku do të ndjekë sfidën mes Interit dhe Romës.
Rafinha vjen në Milano me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, kundrejt 38 milionë eurove.