Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rafinha zhgënjehet nga Interi, e ardhmja në udhëkryq

Pavarësisht paraqitjeve mjaft të mira në sezonin e kaluar dhe faktit që arriti të fitojë zemrat e të gjithë tifozëve zikaltër, Rafinha nuk arriti të bindë drejtuesit e Interit, ta sjellin në Milano sërish këtë verë.

Fantazisti brazilian i Barcelonës mbeti në pritje deri në orën e fundit të merkatos në Serinë A, por telefonata nga Milano nuk erdhi kurrë për të, ndaj do t’i duhet të ndryshojë llogaritë për të ardhmen e tij.

Pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të tifozëve, për të sjellë sërish Rafinhën, Spalletti dhe drejtuesit e klubit vendosën të mos besojnë më te braziliani për sezonin në vijim, edhe pasi nuk ia dolën me Luka Modriçin.

Ndaj Rafinhës ka pasur disa oferta nga Premier League, por ai i pati refuzuar me shpresën se do të mund të rikthehej te Interi, ndërsa tashmë mund të mbetet pjesë e Barcelonës, ku do të hasë në një rivalitet shumë të madh. Vetë trajneri Valverde u shpreh se beson te Rafinha, por nuk dha garanci nëse lojtari do të mbetet në Katalunjë edhe për sezonin në vijim.

“Rafinha është një futbollist i Barcelonës dhe unë besoj te aftësitë e tij. Gjithsesi nuk e di a do të vijojë të luajë këtu edhe pas 31 Gushtit”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Franca, Spanja dhe Gjermania janë destinacionet e mundshme për Rafinhën, nëse largohet nga Barcelona, por deri tani asnjë klub i madh nuk ka shprehur interes për të dhe për më tepër, futbollisti nuk preferon një tjetër huazim, pa pasur garancinë e një transferimi final.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...