Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Raikkonen dominon ditën e tretë të provave parasezonale

Kur kanë mbetur edhe disa ditë nga starti i sezonit të ri të Formulës, skuadrat kanë filluar testet zyrtare parasezonale në pistën e Montmelos, në Barcelonë.

Pas dy ditëve të para, që u dominuan fillimisht nga Sebastian Vettel dhe më pas nga Leclerc, të dy pilotë të Ferrarit, dita e tretë u mbyll nën siglën e një ish piloti të skuadrës italiane.

Bëhet fjalë për Kimi Raikkonen, i cili tashmë garon me skuadrën e Alfa Romeos dhe sot tregoi se do të jetë një rival i fortë për të gjithë kundërshtarët.

Finlandezi regjistroi kohën më të mirë 1’17″762, duke lënë pas vetes gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe patriotin e tij, Valteri Botas, që garon me Mercedesin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...