Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Raiola: Borussia nuk do ta shesë Haaland këtë verë, mes nesh nuk ka “luftë”!

Erling Haaland do të jetë padyshim një ndër lojtarët më të kërkuar në sesionin e ardhshëm të merkatos. Sot është e vështirë të imagjinosh që talenti i ri norvegjez të mund të veshë fanellën e Borussias së Dortmundit edhe sezonin e ardhshëm. Për të duket se po hapen dyert e La Ligas, Reali i Madridit dhe Barcelona janë ndër të paktat skuadra që mund të nisin një tratativë me kaq peshë. Për të ardhmen e Haaland foli që nga Gjermania duke dhënë të reja të rëndësishme edhe menaxheri i tij Mino Raiola, që ka qenë shumë aktiv në këto javët e fundit në lidhje me këtë çështje.

“Mund të konfirmoj se isha në Dortmund për takime. Michael Zorc, drejtori sportiv na sqaroi se Borussia e Dortmundit nuk dëshiron ta shesë Haaland këtë verë. E respektoj këtë opinion, por kjo nuk do të thotë automatikisht se edhe unë jam dakort. Borusia e Dortmundit ishte shumë e qartë në qëndrimet e saj. Jemi dakord me këtë, nuk ka luftë mes nesh dhe Borussias, absolutisht jo, raportet me Zorc dhe drejtuesit e tjerë janë ende të mira” shtoi në fund të fjalës së tij Mino Raiola..

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...