Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Raiola: Donnarumma largohet? Më parë ikin kinezët…

Agjenti i njohur italian Mino Raiola është rikthyer të flasë sërish për të ardhmen e Gigio Donnarummës, portierit 19-vjeçar të Milanit. Ky i fundit është kontestuar shpesh nga tifozëria kuqezi, ndërsa vitin e kaluar pati një telenovelë të vërtetë për të ardhmen e tij. Raiola u shpreh se përtej të gjitha polemikave, Gigio do të vijojë të jetë pjesë e Milanit dhe ndoshta do të rrijë përjetë në Milano.

“Gigio do të qëndrojë te Milani. Ndoshta do mbetet kuqezi përjetë. Nuk e njoh ironinë, madje mund të them se më shpejt mund të largohen kinezët nga Milani, sesa Donnarumma”, deklaroi Raiola.

Menaxheri i njohur foli edhe për të ardhmen e Balotellit, emri i të cilit është përfolur si përforcim i mundshëm i Napolit të Ancelottit.

“Balotelli është një sulmues i pjekur tashmë dhe me shumë eksperiencë. Për më tepër, vjen me parametra zero dhe për çdo skuadër do të ishte një biznes i vërtetë. Nëse do të shkojë te Napoli, varet nga vendimi i Ancelottit. Besoj se nëse ai është dakord, edhe Balo do ta miratojë këtë mundësi”, mbylli Raiola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...