Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Raiola: Haaland, “ylli” i dekadës së ardhshme mund ta blejnë vetëm…

Mino Raiola, manaxher i Erling Haaland, siguroi që vetëm dhjetë klube në botë mund të kenë mundësi të nënshkruajnë me sulmuesin norvegjez të Borussias së Dortmundit dhe se katër prej tyre janë në Angli. Real Madridi dhe Barcelona kanë qenë gjithashtu të interesuar për talentin ordik, i cili në moshën 22-vjeçare konsiderohet si një nga sulmuesit me të mirë në qarkullim.

“Është e qartë se të gjithë e shohin Erlingun si një nga “yjet” e së ardhmes, sepse është shumë e vështirë të arrihet ajo që ai ka bërë në moshën e tij,” – tha Raiola në deklaratat për rrjetin britanik BBC.

“Ai do të jetë një nga “yjet” e dekadës së ardhshme, sepse ne jemi në një kohë kur kemi filluar të pyesim veten se sa kohë ka mbetur për lojtarë si Ibrahimovic, Ronaldo dhe Messi. Kështu që të gjithë po presin brezin e ri.

Vetëm dhjetë klube mund t’ia lejojnë vetes nënshkrimin me Haaland për t’i dhënë vendin që meriton. Katër nga ato klube janë në Angli. Unë nuk mendoj se ka drejtorë sportivë ose trajnerë në botë që thonë: nuk jam i interesuar për këtë lojtar. Është si të pyesësh nëse do të kishte ndonjë ekip në Formula 1 që nuk ishte i interesuar të kishte Lewis Hamiltonin,” – përfundoi Raiola, i cili është manaxher i futbollistëve të tjerë të nivelit të lartë si Paul Pogba, Verratti, Lukaku, De Ligt dhe Ibrahimovic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...