Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Raiola i propozon Balotellin Milanit, por përgjigjia e sulmuesit i habit të gjithë!

Gjatë këtyre orëve të fundit ku operacioni i kalimit të Zlatan Ibrahimovic në kampin kuqezi duket se është komplikuar, është duke u përfolur shumë mundësia e një kundëroferte të Mino Raiolas në klubin kuqezi, me këta të fundit që janë vënë në kërkim të një sulmuesi për merkaton e janarit. Qëllimi i agjentit italian sipas spekulimeve mediatike lidhet me propozimin e një tjetër sulmuesi të avancuar siç është 28-vjeçari Mario Balotelli, që sot impenjohet tek Nice. Në të shkuarën Super Mario ka mbajtur veshur fanellën e Milanit nga janari i 2013-ës deri në qershor të 2014-ës sikundër dhe sezonin  2015-2016 (ku në 77 sfida realizonte 33 gola). Por sot si për të hedhur poshtë një mundësi të tillë kalimi në San Siro është vetë Ballotellli i cili nëpërmjet Instagramit të tij përveçse e ka definuar të pamundur një rikthim të tretë tek Milani ka shfrytëzuar mundësinë edhe për t’iu kthyer reston tifozëve kuqezinj të cilët lajmin për rikthimin e tij të mundshëm e kanë pritur me komente negative.

“Gjithsesi është bukur të shohësh kaq shumë tifozë milanistë të mos preferojnë rikthimim tim të pamundur në këtë klub, shkruan me ironi 28-vjeçari. Nuk përbën asnjë problem për mua, një ditë je i domosdoshëm ditën tjetër nuk të preferojnë më, e rëndësishme është të mos pendohesh. As që e kam në mend një transferim, të paktën për momentin. Këto fjalë po i shkruaj vetëm për të vënë në dukje mosmirënjohjen dhe respketin e munguar ndaj personit tim nga një popull që pavarësisht të gjithave do të mbetet në zemrën time”.

Në këtë mënyrë aludimet mediatike për një afrim të Marios në kampin kuqezi duken të destinuara për të dështuar.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...