Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Raiola kërcënon Solskjaerin: Ndoshta jam treguar i sjellshëm me të

I lodhur me zërat e merkatos që e “largojnë” Paul Pogbanë nga Manchester United, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, sulmoi drejtpërdrejt menaxherin e mesfushorit francez: “Pogba është lojtari ynë, jo Raiolas”.

Vetëm pak orë më vonë, erdhi edhe kundërpërgjigjja në Instagram e italianit, përfaqësuesit ligjor i kampionit të botës:

“Paul nuk është imi e sigurisht që nuk është as i Solskjaer. Pauli është i Paul Pogbasë. Shpresoj që Solskjaer të mos i sugjerojë Paulit se është i burgosuri i tij. Mendoj se duhet të shqetësohet për gjëra të tjera.”

Replikë e ashpër kjo e Raiolas, që të bën të mendosh se e ardhmja e klientit të tij është gjithnjë e më larg “Old Traffordit”. Juventusi dhe Real Madridi “fërkojnë” duart pas çdo përplasjeje për të ardhmen e 26-vjeçarit, të cilin shpresojnë ta blejnë gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Më tej, në postimin e tij, Raiola shfaqet kërcënues ndaj norvegjezit.

“Para se të komentojë atë që unë them, duhet të informohet mirë për përmbajtjen e fjalëve të mia. Ndoshta, deri tani, jam treguar shumë i sjellshëm me të. Mendoj se Solskjaer është në presion për motive të ndryshme dhe tani po i ngatërron edhe më shumë problemet e tij.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...