Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rajoni i Piemontes jep miratimin, Juve gati të hapë dyert e stadiumit që në javën e parë

Shifrat e pandemisë Covid-19 vijojnë të jenë shqetësuese, por bota po fillon të bashkëjetojë me koronavirusin dhe nga dita në ditë po i rikthehet normalitetit.

Kështu po ndodh edhe me futbollin, pasi në muajin qershor topi filloi të lëvizë anembanë botës, ndërsa plani i radhës është edhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit, për të mbushur zbrazëtinë e krijuar nga koronavirusi.

Kështu në ditën e shortit të sezonit të ri të Serisë A, drejtuesi i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio ka deklaruar se ka dhënë miratimin që Juventusi të mund të luajë me tifozë që në ndeshjen hapëse dhe se dosjen e ka përcjellë pranë qeverisë qëndrore, për të marrë miratimin e Këshillit Shkencor Teknik.

Cirio u shpreh se po vijon punën edhe me klubin e Torinos, për të rikthyer normalitetin sa më shpejt në shkallët e stadiumit, ndërsa theksoi se të njëjtat hapa po ndiqen edhe në sporte të tjera.

Ndeshjen hapëse Juventusi do ta luajë në “Allianz Stadium” përballë gjenovezëve të Sampdorias, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi bënë me dije se kanë kërkuar zyrtarisht që dyert e impiantit të hapen për 3000 tifozë, njē shifër kjo që përbën më pak se 10% të kapacitetit të plotë.

Edhe trajneri i ri i bardhezinjve, Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur nga ideja që ndeshjen e parë mund ta luajë para publikut juventin dhe theksoi se tifozët i kanë munguar shumë futbollit në muajt e fundit.

“E kishim parashikuar një start ndaj një skuadre gjenoveze dhe na ra Sampdoria. Jemi të lumtur që do ta nisim në shtëpi, por mbi të gjitha për faktin se mund të luajmë para publikut tonë. Tifozët i kanë munguar futbollit në muajt e fundit dhe shpresoj në një rikthim të normalitetit”, u shpreh Pirlo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...