Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rakitic do Sevillan, Barcelona e shtyn drejt Serisë A

Zërat që vijnë nga Spanja po konfirmohen dita-ditës. Ivan Rakitic është në listën e futbollistëve që Barcelona kërkon t’i shesë në verë. Kroati pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha të Serisë A, si Interi apo Juventusi, por sigurisht diferencën do ta bëjë oferta ekonomike për kartonin e tij.

Vetë lojtarë parapëlqen kthimin te Sevilla, por Barcelona synon të arkëtojë 20-25 milionë euro, ndaj do të ishte e gatshme ta shiste në Serinë A. Kontrata e kroatit skadon në vitin 2021 dhe drejtuesit “blaugrana” nuk duan ta humbin me parametër zero.

“Zonja e Vjetër” dhe zikaltrit tentuan ta blinin verën e shkuar, kurse Milani një vit më parë. Barcelona do të dëshironte ta përfshinte në bisedimet me Interin për Lautaro Martinezin, por mund të ndodhë që marrëveshja të zhvendoset në pjesën tjetër të qytetit, për shkak të interesit të kampionëve të Spanjës për mbrojtësin kuqezi, Romagnoli.

Në tavolinë janë shumë opsione, por një gjë është e sigurt: Rakitic do të largohet nga Barcelona. Pavarësisht profesionalizmit të treguar prej shumë vitesh nga futbollisti, palët janë larg në qendrime. Kroati ka refuzuar disa herë si rinovimin e kontratës ashtu edhe shitjen apo dhënien në huazim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...