Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rakitiç jep miratimin për Interin, tani duhet të punojë Marotta

Nëse verën e kaluar u fol shumë gjatë për një kalim të Luka Modriç te Interi, këtë herë duket se telenovela e merkatos do të rrotullohet rreth një tjetër kroati, mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiç.

Ky i fundit duket i bindur të ndërrojë ambient, pasi Barcelona po investon në mesfushë, për të sjellë disa emra të rinj, një sinjal ky që Rakitiç vështirë se shihet më si titullar.

Për më tepër, edhe bashkëshortja e tij duket e joshur nga ideja për të jetuar në një tjetër qytet, pas rreth 5 vitesh në Katalunjë dhe duket se destinacioni i saj i preferuar është Milanoja.

Mesfushori kroat ka një kontratë që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2021, por presidenti Bartomeu deklaroi se nuk do të negociojnë rinovimin para verës, duke lënë të kuptohet se edhe vetë katalanët do të mirëprisnin një largim të tij.

Nga ana tjetër, Interi është shumë i interesuar për të përfshirë në organikë që mesfushor me cilësi dhe eksperiencë të madhe, dhe Rakitiç duket se është emri ideal për klubin zikaltër, që ka gati një ofertë për kontratë 4-vjeçare me të.

Por më parë mbetet të gjendet formula e transferimit, pasi Rakitiç ka një klauzolë prej 125 milionë eurosh, shifër që Interi sigurisht që nuk ka ndërmend të paguajë, pasi nuk ofron më tepër se 60 milionë euro për kartonin e kroatit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...