Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rakitic: PSG? Nuk kisha asnjëherë dyshime, jam te klubi më i mirë në botë

Ajo e 2018-ës ishte një verë që do të mbahet mend gjatë nga Ivan Rakitic. Nënkampion bote me Kroacinë dhe objekt dëshirash i Paris Saint Germain në merkato. Në një intervistë mesfushori i Barcelonës ka nënvizuar se ndihet shumë i lumtur te blaugranat dhe dëshira e tij ishte të qëndronte te Barça. Paris Saint Germain ishte gati të shpenzonte shifra të çmendura për të bërë të mundur kalimin e kroatit në Parc des Princes, por Rakitic me bindje të plotë zgjodhi qëndrimin në Camp Nou: “Nuk kam patur asnjëherë dyshime. Ishin ditë në të cilat meditova disi dhe dola në përfundimin se jam një futbollist me fat. Jam në klubin më të mirë në botë dhe të luash për Barçën është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Kam kontratë deri në vitin 2021 por shpresoj të rinovoj për një kohë akoma më të gjatë”, u shpreh Rakitic për MundoDeportivo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...