Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rakuten Cup/Debutojnë Griezmann e de Jong, por Barça mposhtet nga Chelsea

Barcelona e nis me humbje fazën përgatitore. Në sfidën ndaj Chelsea-t (Rakuten Cup), që shënoi dhe debutimin e tre blerjeve të rëndësishme të verës, Griezmann, De Jong dhe Neto, katalanët u mposhtën 2-1 nga Chelsea në stadiumin e Saitamas në Japoni.

Një gabim foshnjërak në dalje i Sergio Busquets, të cilit ia rrëmbeu topin Jorginho, i dha mundësinë Abrahamit që përballë Ter Stegenit të zhbllokonte takimin.

Në pjesën e dytë, më pak se 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Barkley gjeti për herë të dytë rrjetën për blutë e Londrës. Gjithsesi, në kohën shtesë “blaugranat” shkurtun 2-1 diferencën me Rakitic, por pa mundur ta shmangnin humbjen.

Antoine Griezmann e nisi titullar, duke qëndruar në fushë gjatë 45 minutave të para, ndërsa de Jong dhe Neto u hodhën në fushë sapo nisi fraksioni i dytë.

Si Valverde ashtu edhe Lampard e ndërruan të gjithë formacionin, duke u dhënë ngarkesë lojtarëve vetëm në një pjesë loje.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...