Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rama: Dy përballje me Kukësin në pikun e vapës, nuk na duheshin, merkato…

Në vetëm 2 javë Partizani dhe Kukësi do të përballen dy herë. Fillimisht në Superkupën e Shqipërisë që do të zhvillohet në datën 18 gusht dhe më pas për kampionatin pasi shorti i hedhur nga FSHF i ka vendosur përballë njëri-tjetrit dy rivalët për titull që në javën e parë. I intervistuar pas hedhjes së shortit drejtori i përgjithshëm i të kuqëve Olsi Rama theksoi vështirësitë e përballjeve me verilindorët ndërsa foli edhe për merkaton e Partizanit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

 Kukësi në javën e parë? “Nisim më datë 18 me Superkupën, dy ndeshje me të njëjtin ekip, sidomos në vapën e verës nuk janë asnjëherë të dëshiruara, por ky është kampionati. Ky është shorti. Ne do të bëjmë ndeshjet tona. Kemi dy ndeshje jashtë fushe dhe shikoj ndeshjen e fundit i bie në Korçë.

 Merkato? Skuadra është gati, kemi shumë elementë. Kemi forcuar ekipin aty ku ka pasur vështirësi. Besoj se stafi teknik po bën një përgatitje specifike, pasi vet Kupat e Europës, nuk të lejojnë të bësh një fazë përgatitore siç janë tamam për të marrë ngarkesën e duhur, për arsye se duhet të jesh në formë për ndeshjet. Tani është kohë  e shkurtër për të bërë një mini stage që lojtarët të kenë mundësi për të qenë në freskinë e duhur për kampionatin.Kupat e Europës ndihmojnë sepse janë ndeshje të forta, që tregojnë mangësitë edhe forcën e skuadrës, por nuk të ndihmojnë shumë për të programuar një kampionat sepse fazën përgatitore nuk e bën me komoditetin e një ekipi që do përgatitet për një kampionat të gjatë. Megjithatë, e kemi pasur parasysh që në fillim dhe kemi bërë një përgatitje specifike që mundësisht të mos i ngarkojmë shumë lojtarët për ndeshjet e Kupave, por të kemi mundësinë që të bëjmë edhe këto dy javë”, tha Rama.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...