Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rama: Fitore e rëndësishme, na ndihmon të shkojmë përpara

Drejtori Teknik i Partizanit, Olsi Rama foli për mediat në përfundim të takimit ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, ku “të kuqtë” ia dolën të marrin 3 pikët vetëm në minutat shtesë, ku shënuan dy herë me Çinarin e Asanin.

Sa e rëndësishme ishte të fitonit këtu në “Loro Boriçi”?
Normalisht që është një fitore me shumë rëndësi për ne. Për më tepër ishte fitorja ime e parë në krye të Partizanit në Shkodër, në një stadium që ishte i mbushur pavarësisht se unë prisja që të ishin edhe më shumë tifozë. Më vjen mirë edhe për Vllazninë që është këtu ku është se është një skuadër shumë e mirë këtë sezon.

E mendonit fitoren para takimit apo edhe me një barazim mund të ishit i kënaqur?
Sigurisht që ne kishim ardhur për tre pikë. Pastaj sesi do të shkonte ndeshja kjo është punë tjetër. Ishte një tre pikësh që me të vërtetë na ka kënaqur shumë në këto momente.

Mendoni se e meritoi Partizani fitoren?
Partizani për mendimin tim duhet të bëj përsëri më shumë. Duhet që të ishte më bindës në këtë fitore dhe që të duartrokitet nga çdo publik. Ishte një fitore e çmuar por e munduar përsëri e them se duhet që të kishim bërë më të mirën në fushën e lojës.

Mund të quhet trepikësh kthese për Partizanin?
Tre pikësh shumë i rëndësishëm në këtë moment. Ne kërkojmë lojë dhe pikë dhe të gjejmë qetësinë e renditjes. Çdo trepikësh të ndihmon që të shkosh përpara.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...