Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rama: Fitorja me Skënderbeun na gëzon, por është herët të flasim për titullin

Intervista e dhënë për Supersport, nga Drejtori Sportiv i Partizanit, Olsi Rama, në përfundim të ndeshjes në Korçë, që u fitua nga të kuqtë me rezultatin minimal 0-1.

10 pikë larg Skënderbeut. A mund të themi se i hoqët korçarët nga gara për titull?
Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjen e Vasillaq Zërit, pasi është një humbje e madhe për futbollin. Shpreh keqardhjen time. Jam i kënaqur nga fitorja në Korçë, ka gjithmonë bukurinë e vet. Unë e kam thënë, do i shoh vetëm 2-3 javët e fundit çështjet e renditjes. Tani, luftën e kemi me veten tonë, të fitojmë ndeshjen e radhës.

Çfarë pe diçka ndryshe nga kjo fazë e re e kampionatit?
Kam parë seriozitetin e ekipit në Antalia, kemi bërë mirë në ndeshjet stërvitore atje, por edhe sot luajtëm si ekip. Terreni i vështirë nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. E pritëm kundërshtarin dhe dolëm përpara me kundërsulm.

Lojtarët e rinj kur do jenë gati?
Duka ka një problem muskulor, por në fushë do luajë kush ta meritojë.

Lum Rexhepi…
Sot tregoi karakter e cilësi në fushë, mendoj se është një vlerë e shtuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...