Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rama: Gjykim skandaloz, po na masakrojnë

Te Partizani shfrynë ndaj arbitrit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit që sipas drejtorit të të kuqëve po falsifikojnë kampionatin. Olsi Rama u shfaq shumë i revoltuar në intervistën e tij në emisionin Gol pas Goli në Supersport duke mbrojtur futbollistët e Partizanit dhe duke sulmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjyqtarin Kridens Meta.

“Dal sërish unë, sepse ashtu si thashë të premten, po manipulohet kampionati. Sot pamë se si u shtrembërua rezultati. Djemtë e Partizanit bënë një ndeshje shembullore, kishim mungesa të rëndësishme për dëmtim e kartonë, që po e shohim si na jepen çdo ndeshje. lojtarët që i zëvendësuan treguan që janë në lartësinë e kampionatit tonë. Çulum luajti një ndeshje të shkëlqyer, është një djalë shembullor dhe shumë korrekt, ndërsa mori dy kartonë të verdhë. Shihni pamjet, asnjë nga faullet e Çulumit nuk ishte për karton të verdhë, Kukësi kreu 15 faulle të tilla.Arbitrim i qëllimshëm? Faktet flasin vetë, duket qartë që duan ta pengojnë Partizanin të ngjitet lart.Në pushim shkova në dhomat e zhveshjes dhe u thashë lojtarëve të ruanin qetësinë dhe të mos krijonin asnjë përplasje me arbitrin”.

Sipas Ramës, FSHF po vepron me dy standarde dhe po dënon vetëm Partizanin.

“A i mungon qetësia Partizanit? Nuk mund të lejojmë që të vihemi në lojë nga disa njerëz të papërgjegjshëm. Unë jam shumë i kënaqur nga lojtarët, ata stërviten mirë, por kur zbresin në fushë nuk janë të qetë me këto që u bëjnë arbitrave. Gjithsesi, ne do të tregohemi më të fortë se kartonët e kuq, golat e anuluar apo penalltitë kundër nesh.A po përdoren si alibi arbitrat? Trashi ka gabuar në mesjavë, nuk po ia bëjmë askujt të lehtë, por a e patë Elis Bakajn në ndeshjen e kaluar në kupë? Ka video ku Bakaj shan arbitrin, ky i fundit nuk e ndëshkon dhe komisioni i Disiplinës e injoron si rast. Po të mungonte edhe Bakaj sot, do ishte standard i njëjtë. Nuk ka problem se doli Çulum, por se nuk dalin kartonë edhe për kundërshtarët, shihni ndeshjen e sotme”.

Gjithsesi të kuqtë nuk dorëzohen dhe objektivi i tyre vazhdon të mbetet Europa, ndërkohë që sipas Olsi Ramës raporti i tifozëve me klubin është shumë normal.

“Objektivi? Mbetet Europa, ndaj keqardhja është e madhe dhe dal unë që të mbroj interesant e klubit, sepse me një fitore sot shkonim të tretët, që do të thotë Europa League.Tifozët të pakënaqur me klubin? Nuk ekziston asnjë hendek mes tifozëve e klubit. Ne po bëjmë përpjekje maksimale që t’i kthejmë tifozët në stadium. Unë pyes sërish: Ku është Federata? Ajo nuk mbron interesat e tifozëve, të klubeve, të kompeticionit që organizon ajo vetë. Stadiumet bosh kudo i bëjnë keq futbollit, jo Partizanit në veçanti”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...