Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Rama: Luiza dha imazhin e një Shqipërie që ia del, fitoi në një vend pa pistë atletike

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij të rastit në ceremoninë e pritjes së Luiza Gegës, kampiones së re të Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, teksa theksoi se ajo dhuroi imazhin e një Shqipërie që ia del.

“Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë, letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj është marramendëse, pasi dhuroi imazhin e një Shqipërie që ia del me kokën lart mes të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos e imagjinosh se çfarë do të thotë kjo. Të jesh Kampione Europiane në një vend që pistën e parë normale të atletikës e ka ndërtuar vetëm tani, do të thotë t’u thuash të gjithëve se asnjë arsye, asnjë pengesë dhe asnjë distancë, sado objektive, nuk të pengon të ngjitesh në majë, nëse ti je i vendosur dhe ke paguar çmimin e sfilitjes, gjakut, lotëve dhe djersës”, tha Rama.

Në fund kryeministri nderoi Luiza Gegën me “Urdhrin e Mirënjohjes Publike”, teksa pati një mesazh edhe për kritikët.

“Shqipëria i shpërblen sportistët sot më shumë sesa shumë vende të tjera, që janë shumë më të suksesshme. Ndoshta ata kanë kampionë më shumë se ne, por e vërteta është kjo, që ne mbështesim më shumë. Nuk flasim për shifra, por shpërblimi për Luizën është i paimagjinueshëm për ata që ndërronin shtetësinë dikur, për të garuar nën flamuj të tjerë. Jo se ata ishin tradhtarë, por ishin tradhtuar nga ata njerëz, që sot hedhin baltë. Sot ne shpërblejmë më shumë se në ato vende ku iknin sportistët tanë dikur. Edhe kjo medalje, Kordoni i Madh i Urdhrit të Mirënjohjes Publike, është thjesht shprehja e admirimit, respektit dhe mirënjohjes, por nuk e kompenson dot, pasi asnjë medalje dhe shpërblim nuk e kompenson sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën e Luizës. Në këtë medalje është hija e atletit të parë të kombit shqiptar, atletit të Lirisë, Gjergj Kastrioti”, tha Rama.

Lexo edhe:
Luiza Gega: Ky sukses nisi nga një dështim i madh 12 vite më parë, do të doja të isha edhe njëherë 20 vjeç

Rama bën batuta me ambasadoren e BE-së: Ia kaluam Gjermanisë!

FOTO/ Luiza Gega mbërrin në kryeministri, qindra njerëz në bulevard për Kampionen e Europës

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...