Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rama: Mos më ngatërroni me zgjedhjet e FSHF

Nis ndërtimi i “Shtëpisë së re të futbollit”. Do të ngrihet në ambientet e Parkut të ri Olimpik, përfshin një ministadium për minindeshjet e Kombëtares me një tribunë prej 500 vendesh, një fushë tjetër për stërvitjet e Kombëtareve të moshave, ambiente moderne, fizioterapie, rikuperimi për futbollistët si dhe zyrat e reja të FSHF. Një investim ambicioz prej 8 milionë eurosh nga Federata Shqiptare e Futbollit me Presidentin Armand Duka që në ceremoninë e inagurimit ku ishte prezent dhe kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh krenar për realizimin e një tjetër projekt gjigand në shërbim të futbollit

Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, preferoi që në krye të herës të theksonte pa-anshmërinë e tij në zgjedhjet për postin e Presidentit të Federatës, ku përballë Dukës garon deputeti i PS, Bashkim Fino.

“Shpresoj që të jetë shiu ogur i mire. Duhet të realizojmë projektin e FSHF-së edhe pse mund të akuzohemi se po futemi në mes të një procesi zgjedhor që po zhvillohet. S’ka gjë, deri dje isha i akuzuar se dua të marr FSHF-në, sot do të akuzohem se dua ta mbaj. Unë nuk kam lidhje me këtë proces. Jam këtu për një projekt të ri që është pjesë e një programi”.

Kryeministri i vendit garantoi mbështetjen e qeverisë në zhvillimin e futbollit dhe sportit në tërësi, duke vënë në dukje se me Shtëpinë e Re të Futbollit edhe Shqipëria ndjek hapat e vendeve më të zhvilluara në infastrukturën e sportit më popullor në botë.

“Këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një shtëpi të futbollit kombëtar dhe të kombëtares. Dhe, në modesti një mikro-Coverciano si në Itali. Aty do të zhvillohet edukimi i trajnerëve dhe brezave të rinj. Kjo shtëpi e re e futbollit është pjese integrale e projektit të Parkut Olimpik”.

Fakti që Shtëpia e Re e Futbollit do të ngrihet mbi rrënojat e Kompleksit Dinamo ka bërë që shumëkush ta konsiderojë një goditje ndaj klubit kryeqytetas. Si një ish- dinamovit Nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre pretendimeve kryeministri i vendit Edi Rama i cili pa fshehur afeksionin e tij ndaj klubi duke sqaruar se në këtë rast Dinamos nuk po i rrëmbehet asgjë.

“Më vjen keq si ish-sportist i Dinamos dhe për të gjitha ata bashkëudhëtarë e vuajtës, sepse kemi kaluar një pjesë të jetës tonë në godinën që do të shembet në ditët në vijim. Kam marrë shumë mesazhe, si ka mundësi që do të zhduket kjo godinë. Në fakt, ka pushuar së qeni një goditën e Dinamos prej shumë vitesh. Godina që kemi u kthye në kafazin e shumësportësisht. Ne ndërtuam godinën e re më tutje. Tani këtu mungon vetëm federata e federatave, që është ajo e futbollit”.

Në fjalën e tij kryeministri e cilësoi projektin një shembull të ndihmës që po i jepet sportit, duke bërë të ditur dhe hapat e tjerë të projektit të Parkut të ri Olimpik.

“Ajo do të jetë simbol i rilindjes së futbollit dhe qytetit. Ky investim plotëson fazën e dytë të Parkut Olimpik. Dhe, do të përfundojë me fazën e tretë, pishinën e mbyllur. Pa mbështetjen e qeverisë nuk mund të zhvillohet sporti. Është e pamundur. Ne e kemi pasur prioritet mbështetjen e sportit, kemi bërë jo pak. Rezultatet dhe shifrat flasin, do të bëjmë më shumë akoma”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...