Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rama: Partizani ka nevojë për lojtarë me përvojë, me Bashën nuk po negociojmë

Vetëm 3 ditë para festës së titullit kampion, Drejtori Sportiv i Partizanit, Olsi Rama dha një intervistë për mediat, ku komentoi zërat mbi negociatat me Migjen Bashën, por edhe strategjinë në merkato të klubit të kuq.

Cila do jetë strategjia në merkato e Partizanit?
Normalisht unë kam shumë dëshirë të fokusohem te të rinjtë, por Liga e Kampioneve është një aktivitet që kërkon dhe gërshetim të lojtarëve me përvojë, dhe do operojmë me kujdes në këtë sektor.

A është Basha një opsion?
Nuk kemi tratativë zyrtare me të. Ai doli një foto me lojtarët e Partizanit në grumbullimi e Kombëtares, por kjo nuk do të thotë që do jetë lojtar i Partizanit.

Në cilin stadium do luajë Partizani sezonin e ardhshëm?
Duke shpresuar që shumë shpejt të përfundojë stadiumi ynë, do shohim me qetësi nëse “Selman Stërmasi” apo “Arena e Kombëtares” do na ofrojnë kushtet më të mira në gjithë drejtimet. Shpresojmë të kemi dhe më shumë tifozë në sezonin pasardhës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...