Kategoria Superiore

Rama: Po negociojmë me lojtarë të ndryshëm, në fillim afrime dhe pastaj largime

Drejtori Sportiv i Partizanit, Olsi Rama prezantoi sot zyrtarisht dy afrimet e ‘të kuqve në merkaton e janarit, mesfushorin e ardhur nga Bylisi, Valentino Murataj dhe ish sulmuesin e Shkëndijës, brazilianin Stenio Junior.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të dy futbollistëve, drejtori Rama tha se Murataj është një njohje e vjetër e klubit kryeqytetas dhe se është rikthyer falë dëshirës së trajnerit Daja, ndërsa për brazilianin vlerësoi edhe rolin e Pollozhanit në transferim.

“Valentino Murataj është një njohje e vjetër për ju, por edhe për partizanin, pasi historia e përbashkët mes nesh fillon shumë herët. Më vjen shumë mirë që me kërkesën e trajnerit Ilir Daja, ai është sërish mes nesh. Stenio Junior të gjithë e njohim për karrierën mjaft pozitive që ka pasur te klubi i Shkëndijës. Ka ndikuar shumë edhe Pollozhani në afrimin e tij dhe firmosëm menjëherë sapo u ndërpre bashkëpunimi me Rigën”, tha Rama.

Stenio Junior dhe Valentino Murataj nuk do të jenë afrimet e vetme te Partizani këtë sezon merkatoje dhe këtë e konfirmon edhe Olsi Rama, që pranon se vijon puna për të gjetur të tjerë futbollistë që t’u bashkohen “të kuqve”.

“Po ndjekim dhe bisedojmë edhe me futbollistë të tjerë, në ditët në vijim pres edhe sugjerime të tjera, që do t’i vëzhgojmë bashkë me trajnerin dhe do të vendosim, por deri tani nuk ka asgjë konkrete që mund ta ndaj me ju”, u shpreh drejtuesi i Partizanit.

Krahas merkatos në hyrje, ka edhe merkato në dalje, ndërsa Olsi Rama zbulon se për të paktën tre futbollistë të “të kuqve” ka pasur interes konkret, por klubi nuk ka ndërmend të shesë asnjë lojtar, pa afruar më parë të tjerë.

“Ka goxha interes edhe për merkaton në dalje dhe mund t’u them se ka edhe oferta konkrete për të paktën tre futbollistë, por e kemi biseduar edhe me presidentin dhe kemi vendosur si primare, ecurinë e skuadrës këtë sezon. Thënë ndryshe, nuk do të shesim asnjë futbollist, pa afruar më parë të tjerë”, u shpreh Olsi Rama.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency