Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Rama bën batuta me ambasadoren e BE-së: Ia kaluam Gjermanisë!

Kryeministri Edi Rama organizoi një ceremoni zyrtare për të pritur Kampionen e Europës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gegën. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk gjen dot fjalët për të falënderuar sportisten që ngriti lart flamurin shqiptar, teksa nuk i kurseu batutat me ambasadoren e BE-së në Shqipëri, gjermanen Christiane Hohmann.

“Është kënaqësi shumë e veçantë që të kemi mes nesh, pasi ke bërë një arritje që të lë pa fjalë dhe ndoshta sot e kemi të pamundur të gjejmë fjalët e duhura për të të falënderuar. Unë sot pata rastin të takohem për herë të parë me ambasadoren e BE-së në Shqipëri, e cila është gjermane dhe i kërkova që pas takimit, të rrijë e të bëhet pjesë e kësaj ceremonie. Një ceremoni për një shqiptare Kampione Europe, e cila mundi një gjermane. Nuk them se mund të lëmë pas Gjermaninë, por të paktën në këtë garë, ata janë të dytët, pas nesh”, u shpreh Rama.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...