Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rama reagon për ndaljen e futbollit: Po bojkotojnë vetveten, informaliteti duhet të marrë fund

Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të futbollit miratoi ditën e sotme kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen pa afat të nisjes së sezonit të ri të Kategorisë Superiore, e cila ishte planifikuar për m 12 shtator.

Klubet e Kategorisë Superiore kanë bërë një listë me kërkesa ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe janë shprehur njëzëri se nuk kanë ndërmend të “lëvizin topin” pa u plotësuar më parë kushtet e tyre.

Po sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili e quajti si një të drejtë të klubeve për të bojkotuar kampionatin, por theksoi se nuk do të tërhiqet në luftën kundër informalitetit në futbollin shqiptar.

Reagimi i Ramës:
Nuk kam asnjë dijeni për kërkesat dhe nuk kam pasur asnjë kërkesë zyrtare për të diskutuar. Kemi bërë një sërë ndryshimesh në funksion të sporteve dhe të futbollit në veçanti, por nëse ka dialog, ka mundësi për të parë më tutje. Nëse mund të bëjmë diçka më shumë jemi gati ta bëjmë, por që futbollistët të vazhdojnë të trajtohen si skllevër në informalitet të plotë, të marrin rroga më të mëdha se të gjithë të tjerët në këtë vend dhe të jenë të pasiguruar, të deklarohen sikur janë punonjës fasonerish me rrogë minimale, kjo nuk mund të vazhdojë.

Kemi krijuar hapësirën që të mund të deklarojnë për një periudhë të caktuar pa paguar tatim-fitimi, por ama duke qene të detyruar të deklarojnë një pagë mbi një nivel të caktuar siç është në të vërtet. Këtë teatër me klube dhe futbollistët që janë skllevër dhe nuk i paguajnë shtetit asgjë dhe janë në të zezë, duhet ta mbarojmë. Duhet një qasje mirëkuptuese. Nëse bëhet fjalë për përmirësim, nuk ka problem, pasi kemi adresuar ato që kemi diskutuar. E mira s’ka fund, por le të vijnë e të flasin. Kanë bojkotuar kampionatin? Ky është vendimi i tyre, nuk marrin urdhra nga ne dhe nuk mund t’i detyrojmë që të mos e bojkotojnë kampionatin.

Ata duhet ta mendojnë pse kanë kaq pak spektatorë, pse ka kaq shumë dhunë dhe pse dhe si mund të arsyetohet që qeveria dhe taksapaguesit shqiptarë duhet të rëndohen 10 vjet në funksion të çfarë? Çfarë është ky shembull banal qe i jepet shoqërisë? Një ligë superiore që jeton në informalitet të plotë dhe vepron në të zezë. Kur vjen puna për të marrë lekët, i marrin edhe nga UEFA, edhe nga rrugë të tjera, por nga ana tjetër duhet të kontribuojnë.

Tavolina ime është gjithmonë e hapur për të gjithë. Nuk më duket e drejtë që t’i kërkohet qeverisë dhe shoqërisë që të suportojë më tutje këtë situatë. Këtu është diçka e bërë me bindje që të formalizohet futbolli. Po të marrim dhe të shikojmë shifrat sa ka bërë kjo qeveri, duhet të ketë një konsensus dhe angazhim për të biseduar. Nuk jam unë që po shqetësohem se ata po bojkotojnë vetveten. Duan të bojkotojnë vetveten.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...