Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rama: Skuka sakrifikoi për t’u rikthyer, por ka shumë kile për të hequr

Rama: Skuka sakrifikoi për t'u rikthyer, por ka shumë kile për të hequr
Rama: Skuka sakrifikoi për t'u rikthyer, por ka shumë kile për të hequr

Xhuliano Skuka është afrimi më i bujshëm në Kategorinë Superiore, me sulmuesin që rikthehet te Partizani pas vetëm një sezoni nga transferimi te francezët e Metz për më shumë se një milionë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i “të kuqve”, Olsi Rama ishte një nga njerëzit që punoi për rikthimin e Skukës, teksa për SuperSport deklaroi se sulmuesi ka bërë sakrificë ekonomike për të riveshur fanellën e Partizanit.

Lexo edhe:

“Më vjen mirë që rikthehet, pasi ka bërë shumë mirë me ne kur e kemi pasur dhe nuk u menduam dy herë për ta rikthyer. Më vjen keq që nuk i shkoi siç duhet, pasi ne krenohemi me atë që po bëjnë lojtarë si Rrahmani apo Ramadani dhe në këtë mënyrë vlerësojmë edhe më shumë futbollistët tanë. Megjithatë tani ai është rikthyer dhe duhet të punojë shumë. E pashë që kishte vënë edhe pak bark dhe ka goxha punë për të bërë që të rikthehet në formën e mëparshme. Kthehet në shtëpi dhe mund të them se ka treguar një gatishmëri të madhe, duke sakrifikuar edhe financiarisht, vetëm që të mund të gjejë lumturinë e të luajturit në futboll”, tha Rama.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...