Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ramadani i sinqertë: Fitore e merituar! I drejtë anulimi i golit

Fitorja ndaj Dinamos, për trajnerin e Egnatias, Zekirija Ramadanin ishte mëse e merituar, ndërsa vlerëson edhe më shumë faktin që ekipi i tij e mbajti portën të paprekur.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se përpara kanë ndeshje shumë të vështira dhe shpreson që skuadra të mos përfshihet nga euforia dhe ta pësoi keq në fund.

Ndërsa sa i përket golit të anuluar të Pedros, Ramadani u shpreh se e pa që ishte i parregullt, ndaj edhe nuk u gëzua.

Fitorja ndaj Dinamos:Unë mund të flas vetëm për ekipin tim, skuadra ishte e karikuar në maksimum. Na ndihmoi edhe ndeshja e Dinamos me Tiranën, i bëmë një analiza të mirë. I uroj futbollistët për angazhimin. Pedro ka një forcë të jashtëzakonshme. Mendoj se e merituam fitoren dhe jam i lumtur me këtë fitore, por kërkova që të rrimë me këmbë në tokë që mos e pësojmë.”

Mbrojtja: “Te fitorja shoh që portën duhet ta mbajmë të paprekur, kjo më bën të lumtur dhe ka një vlerë të veçantë për mua.”

Goli i anuluar: “Gjithmonë jam mësuar të them të drejtën, te këndi ku isha unë mu duk faull, as nuk u gëzova te goli as nuk reagova, ishte një arbitër me eksperiencë dhe e dija që nuk toleron gabime, por e dija që ishte një gol i parregullt.”

Qarkullimi i topit:Ke të drejtë, por jemi larguar nga qarkullimi i topit vetëm për një arsye, ajo ka qenë fusha, pasi çdo gabim aty do ishte një gabim fatal për ne.”

Së shpejti përballjet me Kukësin dhe Tiranën: “Faza e katërt për ne është më e vështirë se për të gjithë konkurrentët tanë, pasi luajmë me ekipe që janë lart në renditje. Prandaj pas ndeshjes fjalët e mia ishin që të mos na kapë ndonjë eufori, por do japim maksimumin, ndonjëherë maksimumi dhe një pikë është e mjaftueshme.”

Sa pikë ju duhen deri në fund për të shpëtuar:Tani më intereson vetëm Kukësi, pasi atë kam përballë.”

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...