Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ramadani: Fitore e merituar, pauza nuk na nevojitej!

I kënaqur me fitoren por jo me paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Trajneri i Feronikelit Zekerija Ramadani e komentoi kështu në mikrofonin e Supersport fitoren 2-0 ndaj Ferizajt.

“ Në pjesën e parë dominuan ndeshjen shënuam 2 gola, madje mund ta kishim trefishuar rezultatin. Në pjesën dytë u tërhoqëm disi dhe Ferizaj na vuri në vështirësi. Megjithatë mbrojtja më e mirë është sulmi dhe për këtë u tërhoqa pak vëmendjen lojtarëve të mi. Megjithatë nuk e vumë asnjëherë në diskutim fitoren dhe kjo është diçka e rëndësishme prandaj dua t’i komplimentoj lojtarët e mi për këtë fitore”.

Pauza nuk vjen në momentin e duhur për Feronikelit që gjithsesi sipas trajnerit Ramadani do të përgatitet në mënyrën më të mirë për takimin e radhës ndaj Dritës në kampionat.

“Pauza prej kombëtareve nuk na nevojitej në një moment të tillë,gjithsesi do të punojmë për të përmirësuar gabimet që bëmë në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe sfidën e sotme për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për takimin e radhës ndaj Dritës. Herën e kaluar pauza e kombëtareve ndikoi për keq sepse menjëherë më pas morëm humbjen e parë ndaj Gjilanit. Nuk duam që kjo të ndodhë sërish dhe do të punojmë mirë për të rregulluar të gjitha gabimet që bëjmë”.

Përsa i përket zëvendësimit të sulmuesit Kastriot Rexha, Ramadani theksoi se lojtari kishte marrë një goditje dhe ishte i tensionuar dhe arsyeja që trajneri e zëvendësoi ishte se nuk dëshironte që Rexha të ndëshkohej me karton.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...