Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ramadani humbet Turqinë, Sadiku titullar në majën e sulmit!

Ylber Ramadani do të jetë mungesa e rradhës për Shqipërinë në dy sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës. I afruar në skuadër pas dëmtimeve të Andi Lilës dhe Egzon Binakut, mesfushori i Velje në kampionatin danez ka pësuar një lëndim që në seancën e së martës kur u bashkua me kuqezinjtë dhe për këtë arsye nuk është stërvitur as të mërkurën dhe as të enjten dhe nuk do të jetë ndaj Turqisë dhe shumë gjasa edhe ndaj Andorrës. Panucci megjithatë duke qenë se në repartin e mesfushës ka lojtarë me peshë si Xhaka, Abrashi, Basha, Memushaj e Kaçe, nuk ka grumbulluar asnjë lojtar tjetër për të zëvendësuar ish lojtarin e Partizanit. Përsa i përket Armando Sadikut ai u stërvit rregullisht edhe në seancën e fundit para ndeshjes dhe është plotësisht i gatshëm për ta nisur sfidën e kësaj të premteje që nga minuta e parë në majën e sulmit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...