Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ramadani: Kam eksperiencën për të qenë lider në Kombëtare, të ardhmen time e shoh në Angli

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka zbuluar se brenda tre viteve shpreson që të luajë në Angli e pse jo në Premier League.

Në një lidhje me “skype” me emisionin “Analizë Kuqezi” në SuperSport, 26-vjeçari theksoi se sipas tij ka ardhur koha që të jetë lider në Kombëtare.

Më tej Ramadani shtoi se sa i përket skuadrave në Superiore vazhdon të jetë tifoz me Partizanin.

Si po përshtatesh në Skoci? “Jam përshtatur shumë mirë, më kanë ndihmuar shumë trajneri dhe lojtarët e ekipit.”

Si ka mundësi që një lojtar si ti ende nuk ka marrë një karton të verdhë në Skoci? “Jam shumë agresiv, por për fat të mirë nuk kam marrë asnjë karton të verdhë, plus i kam thënë arbitrit më fal në gabime.”

Si është kampionati skocez?Kampionati skocez është shumë i fortë fizikisht, luajnë me duele e fizike, është afër kampionatit anglez dhe Championshipit. Nëse bën mirë këtu mund të shkosh në Angli.

Ndryshimi nga Danimarka te kampionati skocez dhe si erdhi mundësia? “Erdhën për të parë dikë tjetër, por në atë ndeshje unë bëra gol dhe dhurova asist dhe ma bënë mua ofertën.”

Objektivi në tre vitet e ardhshme? “Do të doja të luaja në Angli, pse jo në  Premier League.”

Objektivi i Aberdeen? “Objektivi i klubit tonë është të fitojmë çdo ndeshje, pasi këtu nuk pranohet as barazimi. Qëllimi ynë është të jemi në tre vendet e para dhe në kompeticionet e Europës.”

Po me Kombëtaren, pse nuk po bën dot aq mirë sa në Aberdeen?Në ndeshjet e fundit ka qenë e vështirë për këdo, lojtarët, tifozët e këdo, por në ndeshjet e radhës do fokusohemi edhe më shumë për të arritur objektivat.”

Çfarë i mungon këtij grupi në ndryshim nga ai i Euro 2016? “Këtij grupi nuk i mungon asgjë, pasi e kemi parë që kemi lidera dhe ekipi është shumë i mirë, ka lojtarë shumë potencialë, por mendoj që duhet të përqendrohemi më shumë.”

A mendon se është momenti për t’u bërë lider në Kombëtare? “Mendoj se po, e kam eksperiencën tani, jam i gatshëm të jap gjithçka për atë fanellë.”

Si e shohin lojtarët e Superiores një ftes nga Kombëtarja? “Kur isha unë te Partizani, kur më thoshin që po më ndjek Kombëtarja nuk flija gjithë natën sepse e kisha ëndërr. Unë e ndjek kampionatin shqiptar dhe mendoj se aty ka lojtarë shumë të mirë.”

A vazhdon të jesh tifoz me Partizanin? “Jam tifoz me Partizanin gjithmonë, pasi ai klub më ka dhënë shumë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...