Abissnet Superiore

Ramadani: Mund të kishim marrë edhe maksimumin e pikëve, më kënaq paraqitja

Egnatia mori një pikë shumë të rëndësishme në transfertën shkodrane ndaj Vllaznisë dhe trajneri Zekerija Ramadani në mikrofonin e Supersport e vlerësoi paraqitjen e të tijëve, edhe pse sipas trajnerit të rrogozhinasve, Egnatia i kishte mundësitë për të marrë maksimumin e pikëve në këtë duel. Ramadani komentoi edhe merkaton ndërsa foli edhe për rikthimet e futbollistëve.

“Ishte shumë e rëndë, pas rastit të shpërdoruar nga Xhekson, prisnim se kur do të na ndëshkonte kundërshtari, pasi në futboll është ligji i pashkruar, po nuk shënove do të pësosh.  Xhekson humbi një rast flagrant ballë për ballë me portierin. Unë e përkrah maksimalisht për paraqitjen e tij. Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur elënë kundërshtarin të luajë. Duhet mos dalim nga stili i lojës”.

“Rikthimet e futbollistëve janë një përforcim më vete. Duhet të veçoj paraqitjen e Majkëllit. Ka bërë një punë të shkëlqyer. Motivi qe i kompletuar. Në çdo takim dëshira ekziston. Patëm përkrahje dhe mbështetje ndaj secilit, u munduam të mbulojmë gabimet e njëri-tjetrit. Kjo gjë na dalloi nga ndeshjet e tjera”.

“Jemi në bisedime me 2 futbollistë, ndoshta dhe i treti mund të na bashkëngjitet. Nesër do të marrim përgjigje. Nuk e kemi mbyllur merkaton. Kemi nevojë për 2-3 futbollistë që të rrisim konkurrencën. Sot mungonte, Telushi, Eler, Imeri. Gjatë gjithë kampionatit kemi pasur 4-5 mungesa. Shpresoj që edhe Pedro ta marrë veten. Dita ditës edhe ai do të rikthehet. Do të jenë 2 përforcime të mira. Brenda javës shpresoj të mbyllim merkaton po erdhën prurjet e reja”.

“Në fushën tonë jemi munduar ta kontrollojmë lojën, të spostohemi përpara dhe kjo na ka penalizuar. Ky stil loje duhet të jetë për ne deri në fund të kampionatit. Të shikojmë në ndeshjet e radhës si do të reflektojmë”, u shpreh Zekerija Ramadani.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency