Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ramadani: Pedro “engjëll dhe djall”, tani të punojmë për Play Off-in

Egnatia u mposht me rezultatin minimal 0-1 ndaj Partizanit dhe tashmë matematikisht zë vendin e 8, duke u detyruar të luajë Play Off-in me fituesen e çiftit Apolonia-Korabi për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

Trajneri Zekerija Ramadani pranoi situatën dhe kërkoi që të tijtë të punojnë fort edhe në dy javët e ardhshme, për të shkuar në formën më të mirë të mundshme në ndeshjen që do të vendosë të ardhmen e Egnatias.

“Dy ndeshjet e ardhshme janë një provë, pasi duhet të ruajmë seriozitetin dhe përqendrimin. Këto dy ndeshje nuk kanë rëndësi, por do të ruajmë formën dhe të japim maksimumin, për të qenë të gatshëm për Play Out-in, ku do të vendoset gjithçka. Dhamë maksimumin edhe sot, ndonëse e dinim që do të ishte e vështirë. Ndjemë lodhje, por ndoshta duhej të bëja më shumë zëvendësime.

Falë disa golave individualë të Pedros, por edhe falë egoizmit të tij të tepruar, jemi këtu në Play Off. Na ka ndihmuar shumë, por mund të bënte shumë më mirë, po të kishte doza më të ulëta egoizmi. Jemi munduar të punojmë me karakterin e tij, por kaq kemi arritur.

Unë mendoj se jemi më mirë se të dy skuadrat që mund të gjejmë përballë në Play Off. Ne do të punojmë fort për të ardhur në formën më të mirë për atë takim”, u shpreh Ramadani.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...