Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Ramadani: S’e kam problem nëse dikush luan përpara meje, të përkrahim njëri-tjetrin

Ylber Ramadani po bën shumë mirë në Skoci tek Aberdeen dhe e ka merituar ftesën e trajnerit Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë. Shqipëria luan të hënën e 27 marsit në Varshavë, duelin e parë të eliminatoreve të Euro 2024. 26-vjeçari foli rreth situatës dhe atmosferës te kuqezinjtë, trajnerit Sylvinho dhe sfidës ndaj skuadrës së Robert Lewandowskit.

T’i qasemi ndeshjes nga fillimi me seriozitet. Të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Sylvinho është shumë pozitiv deri tani, na ka dhënë shumë përkrahje. Ai krijon atmosferë kur stërvitet me ne.

Titullar? Unë do të bëj maksimumin, do të ushtrohem fort, por vendos trajneri. Ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë besim dhe përgjegjësi.

Lexo edhe: 

Partizani vazhdon të dërgojë lojtarë në Kombëtare? Kam luajtur një vit e gjysmë, kam kaluar momentet më të mira. Më vjen mirë që tradita vazhdon.

Unë kam ardhur të luaj, por nuk e kam problem nëse dikush luan përpara meje. Është kënaqësi të jem këtu dhe të mbështes çunat. Rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv.

Goli? Duhet të provojmë më shumë portën, të bëjmë më shumë goditje në portë për të mbërritur te goli.

Duhet të merremi me detajet, pasi aty vendosen ndeshjet. Të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri tek e fundit. Do të bëj maksimumin për Kombëtaren”, përfundoi mesfushori dardan.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...