Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ramadani shkëlqen te Velje, grumbullohet nga U-21

La Partizanin gjatë kësaj vere për të nisur një aventurë të re te Velje në kategorinë e dytë të futbollit danez. Por edhe pse ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e skuadrës që tashmë drejtohet nga ish trajneri i të Kuqëve, italiani Adolfo Sormani, Ylber Ramadani po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij. Klas, teknikë, forcë dhe vizion për lojën janë këto disa nga cilësitë e mesfushorit shqiptar i cili është shndërruar menjëherë në një titullar të padiskutueshëm te Velje me trajnerin Sormani që i ka dorëzuar celësat e repartit të ndërmjetëm talentit kuqezi. Objektivi kryesor i Veljes është ngjitja në elitën e futbollit danez dhe deri tani fillimi i kampionatit ka qenë me të vërtetë mbresëlënës për skuadrën e Ramadanit dhe Sormanit pasi Velje kryeson klasfikimin e kategorisë së dytë me pikë të plota.

Në 3 ndeshjet e para Ramadani ka luajtur me minutazh të plotë duke shfaqur një pjesë të mirë të potencialit të tij. Falë formës së mirë që ka treguar me Veljen ish mesfushori i Partizanit është grumbulluar nga trajneri i kombëtares Shpresa të Shqipërisë për dy sfidat e rradhës kualifikuese që kuqezinjtë do ti luajnë në muajin Shtator ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Veljes në faqen zyrtare. Shqipëria e 21-vjecarëve e nisi me një barazim pa gola ndaj Estonisë fushatën kualifikuese për Europianin e vitit 2019. Ramadani deri tani është aktivizuar në 7 takime me kuqezinjtë e rinj. Kalimi i 21-vjecarit nga Partizani te Velje gjatë kësaj vere solli në arkat e klubit të kuq rreth 200 mijë Euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...