Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Ramos flet për të ardhmen: PSG-ja duhet të shikojë se çfarë jam në gjendje të bëj

Sergio Ramos tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm. Pas një viti të trazuar për të mos thënë më shumë, mbrojtësi spanjoll dëshiron t’i tregojë Paris Saint-Germain se ai është ende një lojtar i rëndësishëm Ndërsa ka folur për kanalet zyrtare të klubit të Parisit, ish-kapiteni i Real Madrid theksoi se është përshtatur dhe dëshiron vijimësinë te PSG-ja.

“Në fund, luajta pak, nuk ia arrita qëllimeve të mia. Dua t’i tregoj skuadrës çfarë jam i aftë të bëj, nuk ka gëzim më të madh sesa kur të jem në gjendje ta realizoj këtë gjë. Kam kaluar kohë te mrekullueshme këtu, kaloj mirë me Thilo Kehrer dhe me Keylor Navas, që është si vëlla dhe si anëtar familje për mua. Përshtatja ime me të ishte më e lehtë se me pjesën tjetër, për faktin se dikur kemi qenë miq në kohën kur të dy ishim në Madrid.”-theksoi Ramos.

36-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me PSG-në, por duke ditur se gjatë sezonit që tashmë është drejt fundit mbrojtësi ka qëndruar më shumë jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimeve, parizienët kanë bërë edhe pa të dhe në asnjë moment mungesa e spanjollit nuk është parë si penalizim për ekipin e Mauricio Pochettinos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...