La Liga

Ligjet e natyrës nxjerrin Ramosin nga fusha për pak minuta

Një episod mjaft interesant ka ndodhur në sfidën e mesditës së sotme, mes Eibarit dhe Realit të Madridit, fituar 1-2 nga këta të fundit.

Në minutën e 73-të, kur sfida ishte në barazim 1-4, Sergio Ramos është parë të futej në dhomat e zhveshjes, pasi kishte nevojë të shkonte në tualet.
Kapiteni i Realit u rikthye në fushë pak sekonda para se Ronaldo të shënonte golin e dytë, duke u bërë pjesë e festës së madrilenëve.

“Sergio kishte nevojë të shkonte në tualet dhe la fushën për pak minuta”, u shpreh Zidane.

Ronaldo udhëheq Realin drejt fitores, Valencia ‘djeg’ Sevillan

To Top