Sergio Ramos me shumë mundësi do të vazhdojë qëndrimin e tij në Francë te Paris Saint-Germain
Ish-kapitenit të Real Madridit shumë shpejt i skadon kontrata, megjithatë vullneti i të dyja palëve duket se është që të vazhdojnë bashkëpunimin, por me një “variabël” të ri të shtuar nga klubi.
Lexo edhe:
- E ardhmja e Rabiot mbetet pezull, gjithçka varet nga Champions League
- Mourinho rikthehet te Real Madrid? Portugezi shfaqet në skenë
- Rinovimet te Chelsea, “ylli” mesfushës bie dakord për kontratën e re
- PSG përgatit ofertën e dytë për të bindur Lionel Messin
Sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, në lidhje me politikën e reduktimit të pagave të zbatuar nga klubi parizien, mbrojtësi spanjoll do të kishte një shans të madh për të qëndruar në “Parc des Princes” vetëm nëse pranon një ulje të pagës.
Në këtë drejtim, brenda pak javësh pritet një takim mes palëve për të diskutuar detajet e fundit të rinovimit.
