Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ramos sqaron të ardhmen: Dua ta mbyll karrierën te Reali i Madridit!

Kapiteni i Realit të Madridit Sergio Ramos ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp ku ka shuar çdo dilemë mbi të ardhmen e tij. Ramos ka bërë me dije se dëshiron ta mbyllë karrierën te Los Blancos dhe pavarsisht se ka marrë një ofertë të majme nga Kina ai nuk e ka menduar asnjëherë largimin. Një kapiten i vërtetë si nuk mendon për paratë madje do të ishte i gatshëm edhe të luante falas për Realin e Madridit.

Për të ardhmen: “Nuk dua që askush të ketë dyshime. Unë dua ta mbyll karrierën e time si futbollist te Real Madrid. Kur të më përfundojë kontrata do të largohem nga dera kryesore.”

Marrëdhënia e tij me Florentino Perez: “Nuk dua të largohem nga Real Madrid dhe marrëdhënia ime me presidentin, siç e ka thënë edhe ati, është si babai me birin, por të gjithë kemi mosmarrëveshje me baballarët tanë. Zgjidhja më e mirë ka qenë të uleshim ballë për ballë pa ndërmjetës.”

Çështja ekonomike: “Nuk e kemi diskutuar asnjëherë çështjen ekonomike, thjesht kishte gjëra që nuk po më pëlqenin, gjëra që më lënduan dhe prandaj duhet të flisja me të.”

Oferta nga Kina: “Oferta është në tavolinë, nuk jam një person që gënjen. Marrëdhënia me presidentin nuk ishte ashtu siç doja unë dhe prandaj duhet të flisnim por nuk i kam kërkuar të largohem, kjo është një gënjeshtër.”

Çështja e rrogës: “Nëse ka lojtarë që do të vijnë dhe do të marrin më shumë para se unë, atëherë kjo do të thotë se klubi ka blerë lojtarë të nivelit të lartë. Te Real Madrid do të luaja falas.”

Cili ishte problemi: “Mbase nuk më është shfaqur dashuria që mendoja se meritoja dhe kjo është shumë e rëndësishme, shokët e ekipit më njohin dhe ata nuk kishin dyshime që do të qëndroja.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...