Këtë sezon, gara e titullit në Premier League është më e hapur se kurrë. Arsenal udhëheq për momentin me pesë pikë më shumë se Manchester City teksa portieri i londinezëve, Aaron Ramsdale tregon më shumë rreth përjetimit që vjen nga ambienti i skuadrës së Mikel Arteta.
“Normalisht nuk jemi në një situatë ku ne kemi qenë më parë, nuk dimë shumë mirë si ta menaxhojmë këtë moment. Ndaj, ne futemi në fushë dhe luajmë sikur jemi në vendin e 10-të apo të 12-të, jo sikur jemi në krye të kampionatit. Në këtë formë, së bashku me shokët do të mundohemi të fitojmë sa më shumë ndeshje të mundemi.
Lexo edhe:
- Gjimshiti: Gjithçka ndryshoi me Gasperinin, problemi nisi në ndeshjen me Milanin
- VIDEO/ Krasniqi protagonist te Cluj, feston kundër ish-mbrojtësit të Tiranës
- Ish-trajneri i Lushnjës i përgjigjet De Paul: Kjo Argjentina më e mirë?!
Kjo skuadër po ecën përpara dhe në organikën e saj ka lojtarë të cilët kanë fituar tituj, por ka edhe nga ata që po luajnë futbollin më të mirë të karrierës. Megjithatë, dua të theksoj se në rast se humbet një ndeshje nuk është fundi i botës sepse përndryshe do të isha mbyllur në shtëpi dhe nuk do të merresha me këtë sport. Sigurisht dua të fitoj gjithnjë, por duhet edhe ta shijojmë fushën”, u shpreh Ramsdale.
