Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ramsey flet nga Skocia: Dua të kthehem në formë dhe të shijoj futbollin

Aaron Ramsey la Juventusin në këtë merkato janari për t’iu bashkuar skuadrës së njohur skoceze, Glasgow Rangers.

“Gjatë karrierës sime kam luajtur shumë ndeshje dhe dy sezonet e fundit kanë qenë paksa të vështira për shkak të mungesës së vazhdimësisë. Ka pasur disa pengesa, por kjo tani është e kaluara. Nuk mund të kem pengje, u ra dakord për gjithçka dhe ishte shumë e thjeshtë, kështu që mund t’u them faleminderit të gjithëve për kohën që kalova tek Juventusi. Mezi po e pres këtë sfidë. Shpresoj të kthehem në formë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jem në gjendje të tregoj sërish se çfarë jam i aftë të bëj.”

Ramsey është transferuar në Skoci në formën e huazimit deri në fund të sezonit, por nuk jep garanci nëse do të qëndrojë më gjatë.

“Të qëndroj në Skoci? Nuk dua të shoh shumë larg në të ardhmen. Tani jam këtu dhe jam i lumtur. Mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua që të rikthehem në formë dhe shijoj futbollin tim. Të luash për një skuadër të madhe si Rangers do të jetë e mrekullueshme dhe shpresoj që të kaloj muaj të suksesshëm. Pastaj do të ndodhë ajo që do të ndodhë. Shpresoj të kem kujtime të lumtura këtu”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...