Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rangnick elozhe për Ronaldon: E shkëlyqer mënyra si punoi, “i heq kapelen”

Ralf Rangnick e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në krye të Manchester United teksa Djajtë e Kuq triumfuan në shtëpi me rezultatin 1-0, ndaj Crystal Palace. Vendimtar ishte goli në fraksionin e dytë të lojës (minutën e 77) nga ana e mesfushorit Fred, i cili realizoi mjaft të bukur me një goditje nga distanca. Megjithatë, pas ndeshjes trajneri gjerman theksoi se e rëndësishme ishte që skuadra e mbajti portën të paprekur, ndërsa shtoi se i pëlqeu shumë presioni në sulm teksa lavdëroi Cristiano Ronaldon.

“Unë jam shumë i lumtur me atë se çfarë prodhoi skuadra në fushë, sidomos me 30-minutat e pjesës së parë ku mbajtëm presingun lart. Mënyra si mbrojtëm na bëri të kishim kontrollin e të gjithë ndeshjes dhe ruajtja e portës paprekur ishte pjesa më e rëndësishme.

Ne duhet të mos pësojmë gola, kjo është pjesa që dua të përmirësoj, por kemi bërë vetëm një seancë stërvitore dhe jam vërtet i impresionuar. Ne kërkuam të luanim me dy sulmues dhe jam vërtet i kënaqur nga puna e Ronaldos me lëvizjet e tij pa top, ishte për t’i hequr kapelen”, u shpreh Rangnick.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...