Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rangnick fillon “plaçkitjen”, Leipzig në hall!

Manchester United ka dërguar emisarë në Gjermani për të vëzhguar nga afër mesfushorin e Leipzig, Amadou Haidara, të cilin synon ta marrë që gjatë merkatos së janarit. 23-vjeçari është një kërkesë e trjanerit Ralf Rangnick, i cili e vlerëson shumë futbollistin dhe kërkon ta ketë në organikën e tij për të përforcuar mesin e fushës. Të dërguarit e klubit anglez do ta vëzhgojnë futbollistin në sfidën e kampionatit përballë Union Berlin dhe në sfidën ndaj Manchester City-t në Champions League.

Për “djajtë e kuq” nuk do të jetë e vështirë të bindin lojtarin të transferohet në “Old Trafford”, pasi dëshira e Haidara është të luajë pikërisht për skuadrën e drejtuar nga Rangnick. Kontrata e mesfushorit me klubin gjerman përfundon në vitin 2025 dhe kontrata e tij ka një klauzolë që kap shifrën e 33 milionë eurove.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...