Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rangnick ishte për revolucion, Ten Hag ka tjetër ide/ Tre futbollistë në listën e merkatos

Manchester United është duke mbyllur një sezon zhgënjyes në Premier League teksa kur kanë mbetur vetëm katër javë nga mbyllja e kampionatit Djajtë e Kuq mbeten me shanse minimale për të mbërritur në katër vendet e para të klasifikimit.

Së fundmi, United pësoi dy disfata radhazi ndaj Liverpool dhe Arsenal, me trajnerin aktual Ralf Rangnick që mbeti shumë i zhgënjyer nga të tijtë duke theksuar se drejtuesit duhet të bëjnë një revolucion për sezonin e ardhshëm dhe të sjellin 10 futbollistë të rinj në merkato.

Megjithatë, Erik Ten Hag që tashmë është zyrtarizuar si timonieri i ri i Djajve nga sezoni i ardhshëm duket se është i një tjetër mendimi dhe drejtuesve i ka theksuar se nuk kërkon revolucion, por evolucion.

Në listën e dëshirave të trajnerit Ten Hag janë tre futbollistët të cilët duhet t’i bashkohen me patjetër Manchesterit pasi cilësohen të rëndësishëm dhe fjala është për Darwin Nunes të Benficës, Jurrien Timber të Ajax dhe Pau Torres të Villareal. Ndërsa nga ana tjetër, Ten Hag nuk sheh pjesë të projektit të tij Bailly, Martial, Telles dhe Aron Wan-Bissaka, teksa mbetet në dyshim edhe Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...