Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rangnick zbulon sekretin e Liverpool dhe City: Edhe United duhet t’i “kopjojë”

Të dielën Manchester United luan derbin daj rivalëve blu të qytetit, Manchester City, ndërsa trajneri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick ka zbuluar edhe atë se çfarë i ka zili “Qytetarëve”. Tekniku gjerman ka theksuar se City prej kohësh punon me trajnerin Pep Guardiola duke i lënë kohë spanjollit të ushtrojë idetë e tij ndërsa shton se e njëjta ndodh edhe te Liverpool, por, ky rregull i pashkruar nuk zbatohet te Manchester United.

“Fokusi im është të zhvilloj edhe më shumë skuadrën aktuale dhe të marr më të mirën nga ky sezon. City dhe Liverpool kanë vazhdimësi sepse kanë pasur të njëjtin trajner në pesë apo gjashtë vitet e fundit. Ata kanë një identitet të qartë në fushë dhe dinë si të luajnë.

E njoh personalisht Klopp, ndërsa Guardiolën e njoh prej kohës kur drejtonte në Gjermani. Ai ka një ide të qartë mbi atë që kërkon dhe ky është sekreti pas sukseseve që kanë pasur Liverpool dhe Manchester City. Kjo është diçka të cilën duhet ta aplikoj shumë shpejt edhe Manchester United sepse këtë e praktikojnë të gjithë klubet më të mira në Europë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...