Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ranieri: Championsin e arrijmë me tifozët, Schick do shkëlqejë me Romën

Vetëm të premten u ul në stolin e Romës, për të zëvendësuar Eusebio Di Francescon e shkarkuar dhe tashmë Claudio Ranieri është gati të bëjë debutimin e tij.
I rikthyer te verdhekuqtë pas 8 vitesh, tekniku italian ka dalë sot në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me Empolin, që do të luhet nesër në mbrëmje, në “Olimpico”.

“Të stërvit më emocionin dhe rikthimi në Romë është gjithmonë diçka speciale. Momenti është i vështirë dhe ambiciet në maksimum, por jam gati të bëj më të mirën. Nuk dua të flas për kontratën, sepse gjatë kohës që u largova nga Roma, kam humbur më shumë sesa po fitoj tani që jam rikthyer. Nuk janë paratë pjesa më e rëndësishme e punës që unë bëj”, tha Ranieri.

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve, objektivi i vetëm i mbetur për Aromën në këtë sezon, është ai ia arritjes së një vendi në zonën Champions, për të cilin duhet të garojë me skuadrat milaneze.

“Jam i sinqertë. I vetëm nuk mund ta çoj skuadrën në Champions, por me mbështetjen e tifozëve, kam shumë më tepër siguri. Shpresoj që të gjithë bashkë t’i marrim ndeshjet me radhë, duke bërë më të mirën, për të arritur objektivin e vetëm që na ka mbetur nga ky sezon”, tha tekniku i verdhekuqve.

Sulmuesi çek, Patrick Schick po vuan shumë në aventurën e tij romane, ndonëse është në sezonin e tij të dytë në kryeqytetin italian. Megjithatë Ranieri ka besim të plotë te sulmuesi dhe duket sikur është tekniku i duhur për të ndihmuar në ringritjen e tij.

“Në filozofinë time të lojës, Dzeko duhet të luajë bashkë me Schick në sulm. Çeku është i shpejtë, teknik dhe shumë i fortë. Sapo të zhbllokohet, tifozët do të dashurohen me të”, u shpreh trajneri Ranieri.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...