Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ranieri del kundër drejtuesve: Vepruan gabim me De Rossin

Pas tifozëve verdhekuq, edhe trajneri Claudio Ranieri ka dalë kundër drejtuesve të skuadrës, në lidhje me vendimin për të mos i rinovuar kontratën kapitenit dhe njërit prej legjendave të Romës, Daniele De Rossi.

“Unë pas dy ndeshjesh do iki, por si trajner do të kisha konfirmuar Danielen. Nuk më kanë kërkuar asnjë mendim, pasi kanë vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Londra. Ka vendosur presidenti dhe kush i qëndron pranë presidentit, nga Londra (referenca për Baldinin)”, tha Ranieri.

Kujtojmë që ditën e martë De Rossi mori komunikimin nga Roma se nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës dhe se në fund të sezonit duhet të kërkojë sistemim diku tjetër, nëse nuk pranon të punojë si drejtues në klubin verdhekuq.

Ky lajm u kritikua shumë nga tifozëria e Romës, e cila protestoi kundër vendimit të shoqërisë, për të “shkarkuar” njërin prej futbollistëve legjendarë të skuadrës, Daniele De Rossin, i cili që prej largimit të Francesco Tottit, mbante edhe shiritin e kapitenit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...