Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ranieri: Duhet të meritojmë rrogat, pa Champions largohemi të gjthë

Roma humbi një mundësi të mirë për t’u futur në zonën Champions, pasi u mposht me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Spalit. Kjo provokoi edhe reagimin e ashpër të trajnerit Claudio Ranieri në përfundim të ndeshjes, me teknikun italian që sulmoi futbollistët e tij dhe u kërkoi të justifikojnë pagat.

“Luajtëm përballë një skaudre dhe ne vetë nuk ishim të tillë. Nëse nuk je një skuadër, nuk shkon gjëkundi. Champions është fondamental për ne, pasi në të kundërt, do të ndryshojnë strategjitë dhe shumë do të na duhet të largohemi”, tha Ranieri.

Trajneri, që u ul në stolin e verdhekuqve vetëm para pak ditësh, nuk ngurroi të kritikojë lojtarët e tij edhe për gjendjen fizike, por edhe interpretimin e gabuar të lojës.

“Duhet të përmirësohemi, pasi ne nuk vrapojmë, por edhe kur vrapojmë, e bëjmë shumë keq. Duhet të sakrifikojmë të gjithë dhe të tregojmë se meritojmë pagat tona. Na mposhti sot një skuadër me lojtarë që paguhen shumë më pak se ne, por që vënë shpirtin në fushë”, deklaroi tekniku i Romës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...