Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ranieri harron Leicesterin: Titullin në Angli e falja me qejf për një me Romën time…

Një nga historitë më të bukura në vitet e fundit të botës së futbollit është edhe titulli i Leicester në Premier League. “Dhelprat” të udhëhequra nga trajneri Claudio Ranieri fituan kampionatin kundër të gjithë parashikemeve teksa lanë pas klube të mëdha dhe me më shumë traditë.

Megjithatë, tetë vite pas këtij suksesi, Ranieri duket se e ka harruar si ndjesi titullin me Leicester teksa së fundmi shprehet se do ta ndërronte suksesin në Premier League me një titull me Romën e tij.

Lexo edhe:

“Një peng në karrierë? Më vjen keq që nuk e kam fituar titullin me Romën time. Sot mund ta them me bindje të plotë se do ta ndërroja pa u menduar dy herë titullin e fituar me Leicester vetëm që të kisha një sukses edhe me Romën.

Italia në Euro 2024? Besoj shumë te Luciano Spalletti, por mos e ngarkoni me përgjegjësi. Duhet të jemi të kënaqur edhe me faktin se ai po punon shumë edhe për të ardhmen e kësaj kombëtareje dhe herët apo vone do të vijnë edhe frytet e kësaj pune”, u shpreh Ranieri.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...