Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ranieri: Nga Championsi varet e ardhmja jonë, eksperienca te Interi…

Claudio Ranieri e pranon edhe njëherë tjetër se e ardhmja e tij por edhe e shumë futbollistëve të Romës varet nga UEFA Champions League, prandaj verdhekuqtë duhet ta arrinë me çdo kusht këtë objektiv. Trajneri që bëri historinë me Leicester City-in në Angli mendon se karrierës së tij ende nuk i ka ardhur fundi, ndërsa në vigjilie të sfidës ndaj Interit, Ranieri deklaroi se një humbje nuk do të ndryshonte shumë gjëra në klasifikim pasi Romës do t’i duhej të luftonte deri në fund për të kapur vendin e 4-t, ndërkohë që në rast suksesi ndaj ish-skuadrës së tij në San Siro, Ranieri e ka të qartë që Roma e tij do të hidhte një hap të rëndësishëm në garën për një vend në Champions, prandaj kjo sfidë merr rëndësi maksimale dhe barazimi ndoshta nuk i vlen asnjërës prej dy skuadrave, prandaj Roma do të zbresë në fushë fitoren. Ranieri në fjalën e tij foli edhe për eksperiencën e shkurtër te Interi.

“ Të bëjmë mirë në këtë ndeshje do të thotë shumë, por nëse humbasim nuk do të ndryshojnë shumë gjëra në vendosmërinë tonë për të shkuar deri në fund dhe për të luftuar për çdo top. Edhe Interi po lufton për të shkuar në Champions League por në praktikë ata janë shumë afër arritjes së këtij objektivi. Për ne do të jetë një ndeshje e bukur. Pas 1 muaji punë skuadra më njeh më mirë dhe e di si i arsyetoj unë gjërat. Eksperienca ime te Interi? Unë kam patur pak muaj kohë për të njohur Milanon, kisha fatin e keq të humbisja dy lojtarë shumë të rëndësishëm në janar si Thiago Motta dhe Coutinho. Deri në momentin që kisha ata në skuadër Interi e rimori veten dhe ishte në lojë për objektiva madhorë. Por kur Motta shkoi te PSG, skuadra nuk kishte më një pikë referimi në qëndër të mefushës dhe ekipi u fik” deklaroi Claudio Ranieri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...