Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ranieri shkarkohet nga Fulham, e pason ish-mesfushori i famshëm i Anglisë!

Claudio Ranieri shkarkohet zyrtarisht nga stoli i Fulham për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja e fundit e italianit ishte 2-0 ndaj Southampton, e cila ka lënë The Cottagers 10 pikë larg qëndrimit në Premier League. Ranieri u ul në stolin e skuadrës gjatë nëntorit të kaluar pas shkarkimit të Slavisa Jokanovic. Ai ishte trajneri i skuadrës për 16 ndeshje, duke përfshirë fitoren 3-2 ndaj Southampton në ndeshjen e parë. Ai firmosi një kontratë shumëvjeçare me Fulham kur ekipi ishte në vend të fundit, por nuk arriti të përmbushte pritshmëritë. Deri në emërimin e një trajneri të ri ku në pole-position është Victor Sanchez, skuadra londineze do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm Scott Parker, ish mesfushori i famshëm i kombëtares angleze por edhe i klubeve prestigjoze si Chelsea e Tottenham. Për Parker kjo do të jetë eksperienca e parë si trajner dhe shpreson të ndjekë sadopak gjurmët e Ole Gunnar Solskjaer.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...