Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ranieri: Unë trajner i Italisë? Nëse me telefonojnë…

Claudio Ranieri “i shkel syrin” Kombëtares Italiane. Pas eliminimit nga Botërori “Rusi 2018” dhe largimit të Venturës, tashmë “të kaltrit” janë në kërkim të një emri që mund të marrë drejtimin e skuadrës. Ancelloti, Conte, Allegri dhe Mancini janë disa prej kandidatëve, por, me sa duket, asnjëri prej tyre nuk duket i arritshëm. Ndërkohë, ai që i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij është trajneri i Nantes, Claudio Ranieri. 60-vjecari, pas përfundimit të takimit ndaj PSG, i pyetur nëse do t’i pëlqente të drejtonte Italinë, u përgjigj:

“Kam lexuar se kandidatë janë Allegri, Conte, Ancelotti. Unë mendoj se para se të zgjedhin trajnerin, duhet të mendojnë sesi duhet të dalin nga kjo situatë, sepse kemi prekur fundin. Sigurisht, nëse do të më vijë një telefonatë, do ta mendoj, por nuk varet vetëm nga unë. Unë kam kontratë me një skuadër dhe presidentët duhet ta zgjidhin me njëri–tjetrin.”

Duket qartë se 60-vjecarit do t’i pëlqente një aventurë e tillë, duke qenë i bindur se, pasi preku fundit, Kombëtarja Italiane do të dijë si të ringrihet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...